“Nuk kemi pas ndonjë kërkesë për lokacion. Kemi kërkesë vetëm për renovim të stadiumit ekzistues, mirëpo ne do t’i koordinojmë hapat edhe për stadiumin e ri. Me siguri lokacioni do të jetë në periferi të Prishtinës. Lokacionin e ndanë Komuna”, tha zëdhënësi i KK të Prishtinës, Adonis Tahiri për Arenën.
Sa i përket investimit në stadiumin e tanishëm, Tahiri theksoi se investimi do të bëhet nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport. /Tribuna/Telegrafi/