Telegrafi

Komuna Qendër u përgjigjet kërkesave të qytetarëve për nismën ‘Na i ktheni trotuaret’

Dje pasdite, para Ministrisë së Kulturës, është protestuar ‘Na i ktheni trotuaret’. Shoqata ‘Në mbrojtje të Debar Maallo’, me muaj të tërë kërkojnë zgjidhje nga Bashkia e Shkupit dhe Komuna Qendër për problemin me trotuaret e bllokuara dhe hapësirat për parkinge, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Shkup, protesta kundër bllokimit të trotuareve

Komuna Qendër, e ka përshëndetur protestën e djeshme dhe vlerësuan se kërkesa është me të drejtë dhe njoftuan se do të gjejnë zgjidhje të këtij problemi.

Nga Qendra kumtuan se çështja e hapësirës për parking, tashmë është zgjidhur dhe do të sigurojë vende për 270 deri 290 vetura.

‘Zgjidhja e tillë, është hapi i parë drejt menjanimit të problemit me parkimin e trotuareve’, theksohen nga Komuna Qendër.

Nga Komuna Qendër shtojnë se, do të inicohet formimi i trupit koordinues me përfaqësues nga të gjithë institucionet kompetente. /Telegrafi/