Çerdhet “Koço Racin”, “13 Nëntori” dhe “Rade Jovcevski Korçagin”, dhe të gjithë objektet e tyre në Komunën e Qendër, do të rrisin kapacitetin për pranimin të fëmijëve.
Nga Komuna e Qendrës informuan se kjo masë u miratua dje nga Këshilli Komunal në seancën e 16-të.
Në seancë, këshilltarët miratuan draft raportet mbi punën e shtatë shkollave fillore, si dhe raportet mbi programin për organizimin e ekskursioneve dhe aktiviteteve tjera të lira të nxënësve.