Site icon Telegrafi

Komuna Qendër do të ndërtojë sallë sportive te Parku i qytetit

Kryetari i komunës Qendër, Andrej Zhernovski, sot shpall konkurs për zgjedhje ideore për ‘Sallë sportive shumë funksionale te Parku i qytetit’ me kapacitet 3000 shikues’, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas informacioneve nga komuna Qendër, lokacioni do të jetë ai i sallës aktuale dhe se do të realizohet nëpërmjet partneritetit publiko-privat ku zgjidhja ideore do të bëhet nëpërmjet konkursit.

Salla do të ndërtohet sipas të gjitha stadardeve botërore, me ambulancë, fitnes qendër, sallë ndihmëse, qendër për shtyp dhe do të jetë e përshtatshme për trajnime dhe loja të basketbollit, hendbollit, arteve luftarake dhe tenisit./Telegrafi/

Exit mobile version