Site icon Telegrafi

Komuna Qendër-Shkup nesër do të fillojë me pastrimin e kontejnerëve

Komuna Qendër kumtoi se prej nesër fillon me pastrimin e mbeturinave në dhe jashtë kontejnerëve.

Siç paralajmëroi kryetari i komunës, Goran Gerasimovski, me punë nesër në mëngjes fillojnë pothuajse të gjithë punëtorët e higjienës nga shërbimi komunal në NP “POC” dhe një pjesë e administratës komunale.

Në terren do të përdoret i tërë mekanizimi në pronësi të ndërmarrjes si dhe pajisjes shtesë për grumbullimin e mbeturinave.

Gerasimovski i bëri thirrje Qytetit të Shkupit urgjentisht t’i zgjidhë problemet në ndërmarrjen publike dhe të fillojë me pastrimin e qytetit. Qytetarët, siç theksoi, nuk duhet të jenë viktima të menaxhimit të keq në qytet, rreziku për shëndetin e qytetarëve është i madh.

Exit mobile version