Site icon Telegrafi

Komuna Qendër promovoi web faqen e re “Idetë për Qendrën”

Sot, Komuna Qendër e promovoi faqen e re të internetit “Idetë për Qendrën”, faqe ku çdo qytetarë do të mund të shprehë idetë e veta dhe drejtpërdrejtë të marrë pjesë në përmirësimin e komunës Qendër, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Pjesëmarrja e qytetarëve është e rëndësishme për ne, dhe ky është projekti jonë më i ri që qytetarët mund t’a përmirësojnë komunën tonë. Ne nga komuna mundohemi që çdo herë të jemi në kontakt konstruktiv me qytetarët me qëllim të zhvillojmë komunën sipas nevojave të qytetarëve”, deklaroi kryetari i komunës Qendër, Andrej Zhernovski.

Çdo vizitues i faqes do të mund të ndajë idenë e vete për Qendër më të bukur, të votojë për ide tjera dhe të diskutojë për to. Idetë më të mira, të përzgjedhura nga vizituesit e faqes do të realizohen si projekte dhe do të financohen nga Komuna Qendër./Telegrafi/

Exit mobile version