Site icon Telegrafi

Komuna Qendër padit tre qytetarë për ndërimet pa leje

Komuna Qendër deri në Prokurorinë Themelore Publike ka ngritur tre padi penale për ndërtime pa leje në territorin e komunës.

Siç informojnë nga komuna, gjatë vitit 2017 pas inspektimeve nga kompetentët e komunës në bulevardin “Nikolla Karev” është konstatuar se O.B pa leje ka ndërtuar ndërtesë me dimensione 15 me 20 metra, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Edhe përkundër urdhërit dhe vendimit për largimin e ndërtimit, i padituri ka refuzuar ta largojë atë, ndërsa pa leje objekti akoma është në vendin e njëjtë”, thonë nga komuna.

Padi penale janë ngritur edhe ndaj D.A i cili ka ndërtuar objekt pa leje me dimensionet 10 me 10 metra dhe R.A, i cili ka ndërtuar objekt më të vogël pa leje./Telegrafi/

Exit mobile version