Telegrafi

Komuna Qendër në Shkup ka marrë 2600 aplikime për subvencione për biçikleta

Komuna Qendër në Bashkinë e Shkupit është duke mbyllur aplikimet për subvencionet që qytetarët e kësaj komune të blejnë biçikleta në këtë komunë dhe të gjithë të kontribuojnë për një ambient dhe komunikacion sa më të mirë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Komisioni brenda në komunë për këtë reformë është duke shqyrtuar kërkesat e parashtruara nga qytetarët që të miratojnë subvencione për qyetarë të interesuar që të ndërojnë veturën me biçikletë.” thonë nga Komuna Qendër.

është hapur tender që nga muaji maj me të cilin komuna në fjalë të mbështes 50% qytetarët në pagesën e çmimit të biçikletës.

Subvencioni nuk do të jetë më i madh se 4000 denarë. Për këtë, komuna ka ndarë plot 10 milion denarë, apo në kundërvlerë me euro: 162.000 euro.

Ky është viti i dytë i hapjes së kësaj iniciative. /Telegrafi/