Telegrafi

Komuna Qendër lëshon 11 vendime për largimin e pajisjeve urbane

Në kuadër të aksionit vjeshtor Sektori për Punë Inspektoriale në Komunën Qendër, për rregullimin dhe pastrimin e pajisjeve urbane ka lëshuar 11 vendime për largimin e pajisjeve urbane.

Sektori për Punë Inspektoriale i ka dhënë 11 vendimet kundër personave juridik, për shkak të mosrespektimit të rregullave për vendosjen e pajisjeve urbane, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Me vendimet e lëshuara personave juridik komuna ju jep afat të paraparë me ligj, që vetë t’i largojnë pajisjet urbane. Vendimet janë dërguar për procedura të mëtejshme dhe nëse personat juridik nuk marrin masa, komuna do të veprojë vetë”, thonë nga Komuna Qendër.

Nga komuna thonë se edhe më tej do të vazhdojnë të vendosin rend në territorin e komunës, me çka sipas tyre, do të lehtësohet lëvizja e qytetarëve nëpër rrugë./Telegrafi/