Site icon Telegrafi

Komuna Qendër: Harxhime kriminele janë invesimet në projektin “Shkupi 2014”

Komuna Qendër ka reaguar ndaj konferencës së sotme të Ilija Ilijovski nga rradhët e OBRM-PDUKM-së, i cili e akuzoi Andrej Zhernovskin për harxhim të dyshimtë të parave të qytetarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Këshilltari Ilijovski, duke mbajtur konferencën në Skver Jadran, sigurisht ka qëndruar në njërën nga shumë pllakat e thyera të cilat janë bërë imazh i njohur i punës së tyre. Ndërtimet nga materialet jokualitative të partisë së tij, janë të njohura për qytetarët. Harxhime kriminele janë investimet e partisë së tij në projektin “Shkupi 2014″, ku harxhuan mbi 600 milionë euro”, thuhet në reagimin e Qendrës./Telegrafi/

Lexo po ashtu OBRM-PDUKM: Zhernovski në mënyrë të dyshimtë i harxhon paratë e qytetarëve
Exit mobile version