Site icon Telegrafi

Komuna Qendër edhe këtë vit do të subvencionojë blerjen e biçikletave

Komuna Qendër për të katërtin vit radhazi do të realizojë projektin “Gjithë Qendra në biçikletë”, i cili tre vitet e kaluara u tregua si i suksesshëm. Këtë vit komun do të subvencionojë burime për blerjen e 1111 biçikletave të reja, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Aksioni do të realizohet nga fillimi i muajit maj, ndërsa nga buxheti i komunës për këtë projekt janë ndarë 2 milionë e 800 mijë denarë. Komuna Qendër do të subvencionojë 30% nga çmimi blerës së biçikletës së re.

Çdo person i rritur i Komunës Qendër që do të blejë biçikletë të re nga dita e fillmimit të projektit, duhet të dorëzojë disa dokumente, në arkivin e Komunës Qendër./Telegrafi/

Exit mobile version