Telegrafi

Komuna Qendër e Shkupit paditet për borxh prej mbi gjashtë milionë euro

Enti shtetëror për revizion e publikoi raportin për punën në komunën Qendër, ku ndër tjerash vërehet se komuna është paditur nga 26 palë paditëse, me një vlerë prej 400 milionë denarë, apo mbi gjashtë milionë euro.

Komuna paditet nga 12 persona juridik, për borxh prej 248 milionë denarë (katër milionë euro), si edhe nga 14 persona fizik për borxh prej 148 milionë denarë (2,4 milionë euro).

Nga ana tjetër, komuna paraqitet si paditës në 19 raste, nga të cilat 11 janë ndaj personave juridik, për borxh prej 46 milionë denarë (750 mijë euro), dhe gjashtë personave fizik, për borxh prej 297 milionë denarë (4,8 milionë euro). /Telegrafi/