Site icon Telegrafi

Komuna qendër e Bashkisë së Shkupit ndihmon nxënësit me nevoja sociale

Komuna Qendër e Bashkisë së Shkupit ka përzgjedhur shtatë nxënësit më të mirë, bursistë të rinj, të cilët sot u takuan me kryetarin e kësaj komune, Andrej Zhernovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ata janë përzgjedhur ndër 4000 nxënësit e shkollave fillore të kësaj komune, mbi baza të kritereve të përcaktuara më parë, nga një komision i posaçëm që i ka vlerësuar rezultatet e tyre. Bursistët janë vlerësuar edhe në bazë të gjendjes sociale të tyre, pra nëse jetojnë me një prind, në familje me prindër me nevoja të veçanta, nëse janë të birësuar, nëse kanë vendbanim të sigurtë, ose bëhet fjalë për persona të zhvendosur./Telegrafi/

Exit mobile version