Inspektorati i Komunës Qendër ka sjellur vendim për t’u dënuar lokalet “Bruklinski” dhe “Çe”. Në të parën është konstatuar zhurmë dyfish më e madhe nga e lejuara, ndërsa matja në të dy objektet është bërë me modul preciz për matjen e zërit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Qytetarët janë ankuar për zhurmën, për shkak se objektet ndodhen në zona të banueshme dhe matja e zhurmës është bërë në orën 23.
Ndërsa dy objekte tjera “Ganza” dhe “Kancelarija” edhe përkundër disa vërejtjeve nga ana e inspektoratit të Komunës Qendër, nuk kanë respektuar detyrimin ligjor për përpunimin e objekteve për mbrojtje të mjedisit jetësor.
Përderisa edhe nga kjo vërejtje, pronarët nuk respektojnë detyrimet ligjore, do të sanksionohen në bazë të normave ligjore./Telegrafi/