Site icon Telegrafi

Komuna Qendër dënon disa objekte hotelierike për shkak të zhurmës së madhe

Komuna Qendër njofton se nuk do të lejojë që të mos respektohet Ligji për zhurmat dhe të prishet qetësia e natës e banorëve.

Pas vërejtjeve nga qytetarët nga muzika e zhurmshme, Komuna Qendër ka realizuar aksione në objektet hotelierike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pas inspektimeve në 6 lokale të natës, komuna ka përgatitur vendime me të cilat kërkon nga ta të marrin masa për uljen e zërit të muzikës gjatë orëve të natës.

Komuna Qendër 4 lokale i ka gjobitur me 300 deri 500 euro, ndërsa nëse ata gjobën e paguajnë në afat prej 8 ditëve do ta paguajnë me gjysëm çmimi.

Ndërsa për dy objekte tjera procedura është në rrjedhë, pasi priten të dorëzohen raportet financiare vjetore dhe në bazë të tyre do të merret vendimi për dënim./Telegrafi/

Exit mobile version