Komuna Qendër në Shkup i ka dhënë afat 15 ditor kryetarit të Gjykatës Themelore Shkupi 1, Vlladimir Pançevski për ta prishur objektin dykatësh në qendër të Shkupit, që sipas kësaj komune është ndërtim pa leje, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Avokati i familjes Pançevski ka thënë se nuk e komenton këtë afat të për ndërtimin në qendër të Shkupit.
Më herët Pançevski kishte kërkuar dëmshpërblim prej 50 mijë eurosh për harxhimet e prishjes së objektit./Telegrafi/