Site icon Telegrafi

Komuna nuk e mban premtimin për ngrohjen e sallës

Zgjidhjen e këtij problemi ia premtoi Komuna e Prishtinës kohë më parë, por gjerë tani nuk ka dhënë ndonjë rezultat. Një gjë të tillë e thotë për gazetën Arena drejtori i klubit prishtinas, Florian Miftari. Ky i fundit shprehet i brengosur me faktin se si do t’i luajnë ndeshjet prishtinasit në të ftohtë, marrë parasysh që nga ky vit Prishtina, bashkë me Pejën, do ta thyejnë izolimin e basketbollit kosovar.

“Ne kemi marrë premtim nga Komuna e Prishtinës rregullimin e sistemit të ngrohjes, por deri tani rezultati ka qenë zero. Në planet tona ka qenë ndërrimi i ulëseve në palestër, pastaj i koshave si dhe vendosja e ulëseve lëvizëse prapa bankës së lojtarëve. Nga Ministria e Sportit si dhe AKM-ja kemi marr premtim se do të rregullojnë ulëset dhe koshat, ndërsa jemi lajmëruar se ato janë vënë në procedurë të rregullt. Sa i përket komunës, ende nuk kemi asgjë”, ka thënë Miftari. /Tribuna/Telegrafi/ 

Exit mobile version