Site icon Telegrafi

Komuna merr çdo vit nga 150 mijë euro nga tregu i veturave, por s’investon në të (Video)

Është treg i veturave, por aty gjen edhe shumë më shumë.

Duke nisur nga veshmbathjet, kafshët e deri te ushqimet e shpejta.

Të dielat e mbushin plot tregun e veturave, qysh nga ora shtatë e mëngjesit raporton ‘038’.

Interesimi për vetura nuk është shumë i madh, thonë shitësit, të cilët paguajnë 4 euro për të hyrë brenda dhe për t’i ekspozuar mjetet që i shesin.

Janë të shumtë ata që janë të interesuar për produktet që mund të blihen këtu.

Madje, ata thonë se janë të befasuar se si një treg me kaq shumë vizitorë vazhdon të mbetet me infrastrukturë të dobët, pasi që as Vetëvendosje e as LDK-ja nuk investuan kurrë këtu.

Të dielat këtu janë ose me baltë ose me pluhur. 3 mijë euro çdo të diel i merr komuna e Prishtinës përmes punëtorëve të Hortikulturës nga hyrjet në treg.

Në vit kjo i bie të jenë 150 mijë euro. Në ndërmarrjen komunale ‘Hortikultura’ kanë thënë se i takon Komunës së Prishtinës që të investojë në infrastrukturë, ngase ata vetëm e menaxhojnë hapësirën.

Exit mobile version