Telegrafi

Komuna Karposh kërkoh hetime të thella për zjarrin që shpërtheu sot

Komuna e Karposhit ka reaguar në lidhje me zjarrin që shpërtheu sot në lagjen Karposh 3, duke shprehu keqardhje për djegien e ish-Entit të qytetit për urbanizëm, që është në falimentim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas komunës, me rastin e djegies së zyrave, është djegur edhe një pjesë e historisë së Bashkisë së Shkupit, materialet dhe projektet e rëndësishmë urbanistike.

Për komunën e lartëpërmendur është shumë e dyshimtë që zjarri u përhap aq shpejtë, prandaj komuna kërkon nga Ministria e Punëve të Brendshme – Departamenti për mbrojtje nga zjarret, që të kryejnë hetim të thellë për shkaqet e shpërthimi të zjarrit./Telegrafi/

Lexo po ashtu Zjarri përfshinë disa baraka në lagjen Karposh 3 të Shkupit (Video)