Telegrafi

Komuna Karposh e Shkupit gjobitë qytetarin e saj për ndjezje të palejuar të zjarrit

Gjatë kontrollit të inspektoriatit të mjedisit jetësor të komunës Karposh në një lokacion në Bardovcë ka hasur në një zjarr të ndezur për të djegur bërllog, si goma, kabllo dhe plastikë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç njofton komuna Karposh, inspektori ka kërkuar ndihmë policore për të kryer kontrollin, duke arritur që të identifikojë personin përgjegjës të ndezjes së zjarrit.

Inspektori ka shqiptuar gjobë për përgjegjësin, ashtu siç e parasheh Ligji për pastërti publike. Njiherit komuna e Karposhit apelon që të kenë më tepër ndërgjegje në raste të këtilla pasi që me djegien e këtyre materialeve shkaktohet ndotje e ajrit me substanca toksike./Telegrafi/