Komuna e Ilindenit ka blerë dy vetura të veçanta zyrtare për mbledhje dhe transportin e mbeturinave të ngurta për shkak të sigurisë së cilësisë dhe efikasitetit të shërbimeve komunale për nevojat e qytetarëve dhe bujqësisë në komunë, përcjell Telegrafi Maqedoni nga AIM.
Automjetet janë me kapacitet prej 22 dhe 8 metër kub dhe do të prezantohen sot në vendbanimin e Ilindenit.
Çelësat e automjeteve të veçanta, drejtorit të NKP ‘Ilinden’, Sasho Sazdovski, do t’ia dorëzojë kryetari i Komunës së Ilindeit, Zhika Stojanovski. /Telegrafi/