Site icon Telegrafi

Komuna i harron, banoret i shtrojnë vetë rrugët në Skenderaj (Foto/Video)

Qytetarët e Kllodernicës, kanë vendosur që mos ta presin më komunën e Skenderajt, për t’ua shtruar rrugët në këtë fshat.

Përkundër premtimeve të shumta para zgjedhjeve ky fshat nuk ka përfituar asgjë nga komuna.

Ata kanë ndërmarrë hapin që vetë të shtrojnë rrugët e fshatit.

Lexuesit e Telegrafit kanë dërguar disa fotografi dhe një video, ku shihen teksa shtrojnë rrugën e tyre, me mjete vetanake. /Telegrafi/

 

Exit mobile version