Kuvendi Komunal i Zveçanit ka votuar sot pro anëtarësimit të kësaj komune në Asociacionin e Komunave të Kosovës.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci.
“Po sot të gjithë pjesëmarrësit kanë votuar pro bashkimit në Asociacionin e Komunave të Kosovës”, deklaroi ai.
Ndërsa, ditën e enjte, edhe Kuvendi Komunat i Zubin Potokut ka votuar pro anëtarësimit në Asociacionin e Komunave të Kosovës. Kurse, më herët edhe dy komunat tjera Mitrovica e Veriut dhe Leposaviq janë anëtarësuar në Asociacionin e Komunave.
Katër komunat veriore janë duke u udhëhequr nga katër kryetarë shqiptar, dy nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe dy nga Partia Demokratike e Kosovës. /Telegrafi/