Telegrafi

Komuna e Zhelinës do të vlerësohet me çmimin ”Flamuri i Evropës”

Me ftesë nga Asambleja e Biznesit Evropian-EBA (Oxford, Britani e Madhe), kryetari i komunës së Zhelinës, Fatmir Izairi, merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare me temë “Përsosmëri në cilësi”, që mbahet sot dhe nesër në Luzern të Zvicrës, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në kuadër të konferencës dy ditore, Komunës së Zhelinës do t’i ndahet çmimi “Flamuri i Evropës” dhe Çertifikata Ndërkombëtare e Ekselencës në Investime dhe Inovacione (ICEII).

Përzgjedhja e komunës për t’u vlerësuar me ”Flamurin e Evropës dhe Çertifikatën Ndërkombëtare të Ekselencës në Investime dhe Inovacione( ICEII)” është bërë nga Këshilli ndërkombëtar i ekspertëve në bazë të një analize gjithëpërfshirëse duke marrë në konsideratë një numri të madh të kritereve siç janë: pozita gjeografike, potenciali i burimeve natyrore, potenciali ekonomik, transporti, infrastruktura idustriale dhe shoqërore, mekanizmat për mbrojtjen e investimeve, disponueshmëria e zonave të lira ekonomike dhe zonave me përparësi në rajon, transparenca dhe qasja në informacione për pjesëmarrje në projektet investuese dhe tenderë etj./Telegrafi/