Komuna e Zhelinës bëntë ditur se nga sot, e deri më 30 qershor, varësisht nga kushtet klimatike, do të kryhet dezinsektimi kundër mushkonjave, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Procedura do të kryhet gjatë mbrëmjes së vonshme dhe mëngjesit të hershëm.
Edhe komuna e Koçanit njofton qytetarët e saj se nesër në mëngjesin e hershëm do të kryej dezinsektimin kundër mushkonjave, ku do të përfshihen 400 hektarë sipërfaqe.
Kjo komunë kërkon nga qytetarët që të ndërmarrin masa të duhura për të mbrojtur bletët./Telegrafi/