Komuna e Zërnovcit në rrethin e fabrikës për selektimin e mbeturinave komunale do të ndërtojë stacion për qentë endacak, me gjerësi prej rreth 100 metra katrorë. Në të do të gjenden hapësira të ndara për qentë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga komuna disa herë kanë bërë apel tek pronarët që mos t’i lëshojnë qentë e tyre, por për shkak se ata nuk kanë marrë masa, komuna problemin do ta zgjidh me ndërtimin e këtij stacioni.
Qytetarët e Koçanit dhe Zërnovcit e mbështesin kryetarit e komunës Bllazhe Stankov, në idenë për ndërtimin e stacionit dhe do të ofrojnë ndihmë në kapjen dhe ushqimin e qenve./Telegrafi/