Komuna e Vushtrrisë do të mbulojë shpenzimet e udhëtimit për në shkollë për të gjithë fëmijët me nevoja të veçanta.
Këtë njoftim e bëri, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.
“Komuna e Vushtrrisë do të mbulojë shpenzimet e udhëtimit për në shkollë për të gjithë fëmijët me nevoja të veçanta të Komunës sonë”, ka shkruar Tahiri në Facebook.
I pari i kësaj Komune u shpreh i lumtur me këtë vendim.
“Kujdesi për këtë kategori është detyrim njerëzor, jam i lumtur që për të dytin vit me radhë po e përmbushim këtë nevojë për këta fëmijë, më të mirët nga mesi jonë”, tha Xhafer Tahiri.
Mundësinë e udhëtimit në shkollë të fëmijëve me nevoja të veçanta, e kishte realizuar ditë më parë edhe komuna e Prishtinës. /Telegrafi/