Telegrafi

Komuna e Vushtrrisë reagon pas raportimit të qytetarëve, rregullohet ndriçimi

Mungesa e ndriçimit publik në zonat e banuara vazhdon të paraqesë problem për qytetarët në shumë komuna të Kosovës.

Në disa zona tjera ekziston infrastruktura, mirëpo organet komunale nuk reagojnë me kohë në rregullimin e llambave të prishura.

Por kësaj radhe Komuna e Vushtrrisë është treguar e përgjegjshme duke marrë për bazë ankesat e qytetarëve.

Një ankesë për ndriçim publik e raportuar nga qytetarët e Vushtrrisë është rregulluar nga komuna.

Lexo po ashtu Problemet e raportuara nga qytetarët e Skendarajt, rregullohen nga komuna

Për më shumë klikoni në linkun https://ndreqe.com/reports dhe zgjedhni raportimet e rregulluara nga komuna e Vushtrrisë.

Vazhdoni të raportoni për zgjidhje më të shpejtë të problemeve në komunën tuaj.

Me synim të ngritjes të qytetarisë aktive dhe llogaridhënies nga komunat, nga fillimi i këtij viti ndreqe.com dhe Telegrafi.com kanë filluar bashkëpunimin që raportimet e qytetarëve por edhe intervenimet e komunave të pasqyrohen drejtë dhe saktë.

Aplikacioni ndreqe.com mund të shkarkohet nga sistemet IOS dhe Android.

Ndreqe.com mbështetet nga projekti “Kosovo Climate Promise Project” që implementohet nga UNDP Kosovo dhe financohet nga Qeveria e Japonisë. /Telegrafi/