Site icon Telegrafi

Komuna e Vushtrrisë nis ndërtimin e parkingut të katërtë në qytet

Pas ndërtimit të parkingut përgjatë Rrugës “ Skënderbeu “, me një kapacitet prej 130 vendesh , parkingut pas objektit të Qendrës për Punë Sociale.

Parkingu që ka filluar të ndërtohet do t’i ketë mbi 30 vende për parkimin e automjeteve dhe atë në Rrugën “ Adnan Shyti “, në afërsi të Urës së Gurit, me një kapacitet për 15 automjete, Komuna e Vushtrrisë ka nisur ndërtimin e një tjetër parking në Sheshin “ Hasan Prishtina “, ku kanë nisur punimet për ndërtimin e tij.

Kryetari i Komunës, Bajram Mulaku, së bashku me Gani Imerin, drejtor i DSHP dhe zyrtarë të tjerë komunal, kanë vëzhguar për së afërmi fillimin e punëve në ndërtimin e këtij parking.

Parkingu u ri do të ketë një kapacitet të vogël vendesh , sepse është parashikuar që një pjese të kësaj hapësire t’i kushtohet rëndësi edhe ambientit dhe gjelbërimit si dhe të ndërtohet një fontanë. /Telegrafi/

Exit mobile version