Nëntëmbëdhjetë persona nga disa fshatra të Komunës së Vrapçishtës, të cilët kanë ardhur nga vendet ku janë regjistruar raste me coronavirus janë në vetizolim.
Kyretari i Komunës, Isen Shabani, në një deklaratë për AIM, ka thënë se shtabi lokal i krizës tani më ka identifikuar personat të cilët janë vendores në vetizolim.
Sipas Shabanit, shtatë janë nga Kalishta, pesë nga Negotina, pesë nga Sankosë dhe dy nga fshati Gradec të cilët janë regjistruar dje. Për sot ka edhe 12 të cilët gjatë ditës do të kontaktohen.
“Të gjithë personave u është treguar se MPB do të ndërmerr masa adekuate nëse shkelen rregullat e vetizolimit”, ka thënë Shabani.
Ai tha se gjatë paraqitjes së simptomave eventuale qytetarët të cilët janë në vetizolim duhet të paraqiten në Qendrën për Shëndet Publik 076/ 365-161 ose në zyrën lokale për menaxhim me kriza 072/ 246-666./Telegrafi/