Komuna e Vitisë dhe Federata e Futbollist të Kosovës, kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për ndërtimin e një stadium në fshatin Dobresh të Vitisë.
Memorandumi u nënshkrua nga kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, dhe kryetari i FFK-së, Agim Ademi.
“Ky projekt, me vlerë rreth 280 mijë euro, synon të përmirësojë infrastrukturën sportive në komunën e Vitisë dhe të krijojë kushte moderne për zhvillimin e futbollit”, thuhet në njoftim.
Kryetari Haliti theksoi rëndësinë e këtij investimi për të rinjtë dhe sportin lokal, derisa kryetari Ademi vlerësoi bashkëpunimin për avancimin e futbollit në Kosovë. /Telegrafi/