Telegrafi

Komuna e Vinicës do të investojë 920 mijë denarë në infrastrukturëm komunale

Komuna e Vinicës do të realizojë Programin për rregullimin e tokës ndërtimore dhe rrugët për vitin 2017 në qytet dhe zonat për rreth, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas programit të konfirmuar, aktivitetet ndërtimore në sferën e infrastrukturës do të realizohen në të gjithë vendet e banuara në komunë dhe do të kushtojë rreth 920 mijë denarë apo 14 mijë euro.

Sipas programit vjetor për ndërtimin e rrugëve, pritet të kryhem gërmimet, vendosja e tamponëve, që më pas asfaltimi. Këto aktivitete ndërtimi do të realizohet në Jakimovë, Leski, Guri i Zi, Viniçka Krshlla, njofton AIM.

Komuna poashtu informon se po rregullohet shtrati i lumit në Vinicë me gjatësi prej 420 metre, projekt që komuna e mori përmes Rajonit të planit lindor. Vlera e përgjithshme e këtij projekti arrin 3 milionë e 624 mijë denarë, e financuar nga Zyra për zhvillim rajonal. /Telegrafi/