Komuna e Velesit vendosi që paratë e buxhetit, në vend që të shfrytëzoj për blerjen e stolive për festat e fundvitit, t’i dhurojë për familjet më të rrezik sociale. Gjithsej 300 mijë denarë do të ndahen në tre mijë denarë për njëqind familje të rrezikuara sociale.
Sipas kryetarit Ace Kocevski, komuna në këtë mënyrë do të kontribuojë që bashkëqytetarët të kenë pushime të bukura me familjet e tyre.
“Do t’u mundësojmë atyre të harrojnë problemet dhe shqetësimet dhe të paktën për një moment të ndjejnë ngrohtësinë dhe gëzimin e festave”, tha Kocevski.
Në bashkëpunim me qendrën ndër komunale për punë sociale, fondet prej 300 mijë denarë do të shpërndahen në mënyrë të barabartë në 100 familje të rrezikuara sociale. Nga këto, 80 familje janë nga qyteti dhe 20 nga vendbanimet për rreth./Telegrafi/