Komuna e Velesit do të ndërmarrë masa për kujdesjen e ketegorive të rrezikuara të qytetarëve, për paralajmërimet gjatë motit të ftohtë. Siç informoi sot në konferencë për shtyp kryetari i komunës, Sllavço Çadiev, pas kontakteve me qendrat ndërkomunale për punë sociale, në Veles janë të regjistruar tre persona të pastrehë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Dy prej tyre tanimë janë vendosur në fshatin Çiçino, në objektin i cili është paraparë për këtë qëllim, ndërsa i treti refuzon gjitha ndihmat nga ana jonë, i cili gjithashtu ka nënshkruar deklaratë me shkrim”, tha Çadiev.
Ai gjithashtu paralajmëroi se do të formohen edhe ekipe të cilat do të patrullojnë në terren dhe do të intervenojnë nëse vërejnë përsona të cilëve ju duhet ndihmë./Telegrafi/