Telegrafi

Komuna e Velesit ndau paketa humanitare për fshatrat e bllokuar nga bora

Kryetari i Komunës së Velesit, Sllavço Çadiev, me disa të punësuar në Komunën e Velesit sot kanë ndarë ndihma humanitare për banorët e fshatit Sëllp të Velesit. Ndihma erdhi pasi ata mbrëmë alarmuan se nuk ushqimi i tyre është në fund, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Paketa me ndihma kanë marrë gjithë 27 banorët të cilët për momentin janë në fshat. Paketat janë ndarë në tre kategori, për ata familje që kanë më shumë banorë deri tek ata me më pak.

Aksioni i sotëm u realizua në mënyrë të përbashkët dhe të koordinuar. Paketat u sollën me tren deri në hekurudhën “Rajko Zhinzifov”, ndërsa prej atje deri në fshat u shpërndanë me kafshë./Telegrafi/