Në hetimet e fundit të Qendrës për komunikime qytetare nga Shkupi, mes 81 komunave, Bashkisë së Shkupit dhe 15 ministrive, Komuna e Velesit është e renditur në vendin e dytë në shkallën e përgjithshme për transparencë, pas Kriva Pallankës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kryetari i Komunës së Velesit, Sllavço Çadiev, sot në një konferencë për shtyp tha se hetimet kanë treguar se sipas indeksit të transparencës aktive në vitin 2016, Komuna e Velesit me 83,6% ka mbaruar detyrat e veta të cilat i ka pasur në fushën e transparancës, me çka fitoi nota të larta.
“Transparenca çdo herë ka qenë ndër karakteristikat kryesore të Komunës së Velesit. Këto janë provat të cilat tregojnë se kemi punuar në këtë drejtim”, deklaroi Çadiev.
Komuna e Velesit është komuna më transparente, nëse merren parasysh vetëm komunat në rajonin e Vardarit./Telegrafi/