Site icon Telegrafi

Komuna e Vasilevës do të ndërtojë kanalizim me para evropiane

Komuna e Vasilevës do të kërkojë nga Banka Evropiane për Investime (BEI) rreth 1,3 milionë denarë (mbi 20 mijë euro) për ndërtimin e një pjese të rrjetit të kanalizimir në këtë komunë.

Vendimi për të aplikuar në BEI është marrë në seancën e fundit të Këshillit komunal të Vasilevës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në muajt e kaluar komuna punoi në përgatitjen e dokumenteve për projektin, ndërsa këshillëtarët morën vendim për projektin parësor që duhet të financohet nga BEI.

Gjatësia e kanalizimit që duhet të ndërtohet është 410 metër./Telegrafi/

Exit mobile version