Site icon Telegrafi

Komuna e Tetovës zgjodhi kryesuesin e këshillit komunal

Pas një pritje shumë të gjatë, që kur përfunduan zgjedhjet lokale në vend, ku në Tetovë fitoi kandidatja e BDI-së, Teuta Arifi, sot ka përfunduar edhe çështja rreth këshillit komunal.

Në seancën e rregullt të këshillit komunal u zgjodh kryesuesi i këtij këshilli, i cili gjithashtu vjen nga radhët e BDI-së.

Nga 31 këshillëtar komunal, Bekim Memeti mori mbështetjen e 18 prej tyre. Njiherit, Memeti ishte edhe bartës liste i BDI-së, në zgjedhjet lokale.

Në rast se do të dështonte edhe sot zgjedhja e kryetarit të këshillit, atëherë komuna e Tetovës duhej të shkonte në zgjedhje të reja për këshillin komunal./Telegrafi/

Exit mobile version