Telegrafi

Komuna e Tetovës vazhdon me sigurimin e hapësirave për parking (Foto)

Pas themelimit të ndërmarrjes së parkingjeve në Komunën e Tetovës para disa muajsh, nga kjo komunë bëhet e ditur se vazhdojnë punimet në sigurimin e hapësirave të reja të parkingut, njofton Telegrafi Maqedoni.

Kështu, në profilin zyrtar të kryetares, Teuta Arifi, janë publikuar disa foto – ku shihet një hapësirë parkimi, e shtruar me tulla bekatoni – të shoqëruara me përshkrimin ”hapësirat e parkingjeve drejt përfundimit”./Telegrafi/