Telegrafi

Komuna e Tetovës: Vazhdon larja dhe dezinfektimi i rrugëve

Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi, ka bërë të ditur kanë vazhduar aktivitetet e institucionit që ajo drejton në lidhje me parandalimin e coronavirusit.

Përmes një postimi në Facebook, ajo thotë se mbrëmë u janë larë dhe dezinfektuar bulevardi Industrial, rruga Dervish Cara si dhe rruga Jane Sandanski!

Arifi thotë se sipas planit operativ do të lahen dhe dezinfektohen të gjitha rrugët primare dhe dytësore ne territorin e Komunës së Tetovës.