Site icon Telegrafi

Komuna e Tetovës themelon ndërmarrje publike për menaxhimin e objekteve sportive

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të komunës së Tetovës është votuar themelimi i ndërmarrjes publike për menaxhimin me objektet sportive, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ndërmarrja e re do të menaxhojë me stadiumet në Tetovë, qendrën sportive, ndërkaq përkohësisht edhe me sallat sportive varësisht nga marrëveshjet me shkollat fillore dhe të mesme që udhëheqin me këto objekte.

Këtë vendim e kundërshtuan këshillëtarët e PDSH-së dhe VMRO-DPMNE-së, duke e konsideruar si të pabazë, që sipas tyre, do ta harxhojë arkën e komunës.

Këshilli i komunës së Tetovës votoi edhe propozim-vendimin për formimin e një trupi koordinues për përcjelljen e gjendjes së ndotjes së ajrit në rajonin e komunës së Tetovës. Komuna do të shesë një pjesë të pronave të ndërmarrjes komunale publike të ”Shik Jellak”./Telegrafi/

Exit mobile version