Site icon Telegrafi

Komuna e Tetovës do të shkurtojë parkimin zonal për dy orë

Komuna e Tetovës do të shkurtojë parkimin zonal për dy orë në mbrëmje, me qëllim që të lehtësohet qarkullimi.

Ky vendim do të vlej për të gjitha zonat, ndërsa do të lirohen nga parkimet e parregullta edhe dy bulevarde.

“Komuna e Tetovës në bashkëpunim me ndërmarrjen Parkingu i Qytetit, ka vendosur që të shkurtojë orarin e parkimit zonal për dy orë, respektivisht tani koha e parkimit do të jetë nga ora 07:00 deri në ora 21:00, dy orë më herët se zakonisht.

Tashmë të gjithë qytetarët pas orës 21 mund ta shfrytëzojnë parkimin pa pagesë. Ky vendim do të filloj nga 15 i këtij muaji deri më 15 gusht.

Tani është koha kur mërgimtarët tanë janë për pushime në vendlindje dhe në shenjë respekti kemi vendosur të shkurtojmë orarin e parkimit me pagesë.

Poashtu, tashmë oborret e shkollave në Tetovë janë të lira dhe parkimi është falas. Duke nisur nga ky fakt drejtuesit e automjeteve do ishte mirë që të parkojnë veturat e tyre në këto parkingje që të shmangim kaosin në komunikacion”, njoftojnë nga Komuna e Tetovës./Telegrafi/

Exit mobile version