Telegrafi

Komuna e Tetovës do të menaxhoj me ujësjellësin e ri të qytetit

Edhe simbolikisht, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Bashkim Ameti, ia dorëzoi komunës së Tetovës, menaxhimin me ujësjellësin e ri të Tetovës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Dorëzimi bëhet pas përfundimit të procedurave teknike perative të ekipeve të Ministrisë dhe të komunës. Me këtë rast, kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi, tha se me përfundimin e punimeve të tubit dhe të stacionit të filtrimit, Tetova do të zgjidhë çështjen e furnizimit me ujë të pijshëm.

Sipas AIM-së, me sistemin e ri të furnizimit, sasia e ujit do të rritet për 200 litër ujë në sekondër./Telegrafi/