Telegrafi

Komuna e Tetovës shpall tre ditë zie për tragjedinë e djeshme, ndanë dy milionë denarë për familjen Zulbeari

Këshilli komunal i Tetovës e ka filluar seancën e radhës me një minutë heshtje kuhsutar vdekjes së pesëfishtë, të shkaktuar nga zjarri që kaploi një shtëpi në rrugën “Goce Dellçev” në Tetovë.

Këshillëtarët e miratuan raportin e komandantit të Njësisë kundër zjarrit, Uka Aliti, rreth masave të ndërmarra për realizimin e shuarjes së zjarrit. Sipas tij, edhe pas gjithë tentimeve, nuk u arrit të shpëtohen jetët, por u arrit të ndalet zjarri që të mos përhapet.

Alsat-M bën të ditur se Këshilli miratoi një ndihmë prej dy milionë denarësh për familjen Zulbeari. Gjithashtu është shpallur tre ditë zie. Gjatë këtyre ditëve nuk do të ketë aktivitet sportive, kulturore ose aktivitete tjera publike./Telegrafi/