Site icon Telegrafi

Komuna e Tetovës: Shmangni daljet në hapësira publike dhe qëndroni brenda

Komuna e Tetovës ka reaguar sot për ndotjen e ajrit që ka përfshirë sot rajonin e Pollogut, nga ku bëjnë thirrje qytetarëve që t’u shmangen daljeve në hapësirat publike.

Lexo po ashtu “Eco Guerilla”: I gjithë Pollogu në tym, institucionet nuk reagojnë

“Nga mëngjesi ndjehet se ambienti ne Tetovë është i ndotur. Bëhet fjalë për djegjen e deponisë në Komunën e Bërvenicës në afërsi të fshatit Vollkovijë. Për shkak të ndotjes shmangni daljet ne hapësira publike dhe qëndroni brenda.

Apelojmë deri te qytetarët të henë të përgjegjshëm dhe të kujdesshëm. Të mos hudhin mbeturina ne vende jo adekuate dhe të mos i ndezin.

Shëndeti dhe ambienti i pastër është i rëndësishëm për ne të gjithë. Të kujdesemi dhe të jemi të përgjegjshëm”, thuhet në njoftimin e Komunës së Tetovës.

Më herët edhe zjarrfikësit e Tetovës u bënë thirrje qytetarët të mos dalin jashtë, shkaku i ndotjes së madhe të ajrit nga një zjarr në Komunën e Bërvenicës!/Telegrafi/

Lexo po ashtu Tetova me ajër ekstrem të ndotur

 

Exit mobile version