Janë shkulur të gjithë drutë në Qendrën sportive në Tetovë, e cila ishte hapësira e vetme e gjelbër e lirë në qytet. Prerjen e ka kryer qiramarrësi i ri i kësaj hapësire i cili këtë muaj ka filluar të ri konstruktojë qendrën. Siç ka bërë të ditur Meta, nga komuna e Tetovës kanë thënë se prerja e druve është bërë në mënyrë ilegale, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Kjo hapësirë paraqet tokë ndërtimore të ndërtuar dhe rregulluar e dedikuar për sport dhe rekreacion. Komuna e Tetovës për hapësirën e Qendrës sportive në Tetovë ka dhënë vetëm leje për vendosje të pajisjes urbane. Sa i përket prerjes së druve në këtë hapësirë, investuesi i cili kryen punë ndërtimore nuk ka pajtim të duhur nga ana e NPK Tetova. Inspektorati i Komunës së Tetovës ka hapur procedurë gjegjëse dhe kallëzim kundër subjektit që e ka kryer këtë vepër“, kanë thënë nga Komuna e Tetovës.
Qiramarrësi i ri i Qendrës sportive, firma „Sat bus Tetovë“, thotë se drutë të cilët kanë qenë të moçëm dhe të sëmurë do të paraqisnin rrezik për vizitorët e ardhshëm të Qendrës sportive, i cili sipas tyre për gjashtë muaj duhet të jetë tërësisht i ri konstruktuar./Telegrafi/