Tridhjetë mijë maska mbrojtëse ka marrë Komuna e Tetovës nga institucionet qeveritare për të cilat nga Shtabi i Krizës theksuan se do të shpërndahen nëpër shtëpitë e qytetarëve.
“Republika e Maqedonisë së Veriut iu ka përgjigjur pozitivisht kërkesës së Shtabit të Komunës së Tetovës dhe kemi marrë donacion 30.000 maska mbrojtëse të cilat do të shpërndahen nëpër shtëpitë e qytetarëve dhe një pjesë do të shpërndahen deri tek punëtorët e NKP Tetovë dhe Njësive të Zjarrfikësve të cilët çdoditë bëjnë dezinfektim dhe mirëmbajnë higjienën në Komunën e Tetovës”, thonë nga Shtabi i Krizës.
Sipas Shtabit të Krizës në rajonin e Tetovës 74 persona janë të infektuar me coronavirus.
“Theksojë faktin se në Komunën e Tetovës janë identifikuar pesë burimet ose klaster të infektimit të mundshëm me Covid-19, prandaj shumë është e rëndësishme që qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë masat dhe rekomandimet të organeve shëndetësore”, thonë nga Shtabi./Telegrafi/