Site icon Telegrafi

Komuna e Tetovës ka një lajm të rëndësishëm për legalizimin e objekteve pa leje (Foto)

Komuna e Tetovës i njofton të gjithë ata persona që kanë ndërtuar objekte pa leje se afati i fundit i dorëzimit për elaboratet gjeodezike është 31 dhjetori i këtij viti, njofton Telegrafi Maqedoni.

”Njoftohen të gjithë pronarët e objekteve të ndërtuara pa leje, të cilët kërkesën mbi përcaktimin statusit juridik të objekteve të ndërtuara pa leje e kanë parashtruar në pajtim me nenin 5 të Ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për procedim me objektet e ndërtuara pa leje (“ Gazeta zyrtare e RM” nr.44/14), dhe që në arkivin e komunës së Tetovës është evidentuar me nr.arkivor 22, se afati i dorëzimit të elaboratit gjeodezik mbi përcaktimin e gjendjes faktike u skadon me dt. 31.12.2016.

Në qoftë se parashtruesit elaboratin gjeodezik nuk e dorëzojnë përfundimisht me dt. 31.12.2016, kërkesa mbi përcaktimi e statusit juridik të objektit të ndërtuar pa leje ne pajtim me Ligjin do t’u REFUZOHET,” thuhet në njoftimin e komunës së Tetovës./Telegrafi/

Exit mobile version