Site icon Telegrafi

Komuna e Tetovës e largon “policin e shtrirë” në rrugën Industriale

Komuna e Tetovës mbrëmë e ka larguar “policin e shtrirë”, të cilin para disa ditëve e vendosën në rrugën Industriale, si masë për të parandaluar vozitjen e shpejtë në këtë rrugë.

Nga komuna thonë se do të vendosin pengesë të re, por me material tjetër adekuat. Gjithashtu thonë se do të marrin masa tjera, për të rritur sigurinë në komunikacion, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Gunga në rrugën Industriale është larguar dhe deri të premten presim leje nga organet adekuate për rindërtimin e saj, nga materiale adekuate. Me vendosjen e sinjalizimeve do të fillojmë kur të lejojnë kushtet klimatike, dhe kjo pritet saktësisht pas 15 marsit”, thonë nga Komuna e Tetovës.

Ndryshe, “polici i shtrirë” u vendos javën e kaluar, pasi pati protesta ku edhe kërkohej më shumë siguri në rrugën e cila është emëruar edhe si “rruga e vdekjes”, për shkak të aksidenteve të shumta që kanë ndodhur, ku më shumë kanë pësuar këmbësorët./Telegrafi/

 

Exit mobile version