Komuna e Tetovës njofton se ka denoncuar tek institucionet kompetente prerjen masive të drunjve në Malin Sharr, pas ankesave të shumta nga ana e qytetarëve.
“Në bazë të ankesave nga ana e grupit të qytetarëve nga Komuna e Tetovës më saktësisht nga vendbanimet në Malin Sharr, për prerje të drunjve në vende të palejueshme dhe dëmtim të malit dhe ambientit jetësor, Sektori për veprimtari komunale dhe mbrojtje të ambientit jetësor dhe natyrës pranë Komunës së Tetovës, për arsye të mospasjes së ingerencave kërkon nga Ju që të intervenohet dhe në kohë të ndalohet kjo masakër në mal dhe gjithashtu kërkojmë procesverbal nga terreni”, thonë nga Komuna e Tetovës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Përndryshe, ditëve të fundit në rrjetet sociale dhe disa media ka pasur njoftime dhe shkrime për prerje masive të drunjve në Malin Sharr, ndërsa deri këto momente nuk është ndërmarrë asnjë masë./Telegrafi/